Lajme

Anton Quni me këtë fjalim e “dridh” Kuvendin! Kadri Veseli e Hashim Thaçi do të shihemi në finale!

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 10 May 2017

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në seancën e mocionit kundër Qeverisë ka thënë se ai ka përgatitur një fjalim, mirëpo sipas tij, skenarët e përgatitur kanë bërë që ai të mos e lëxoj.

Ai ka pasur fjalë të mira për Isa Mustafën.

“Edhe pse nuk e keni pasur votën time, ju përgëzoj për punën që keni bërë. Në takimet tona, ju kam thënë kujdes se me kë po e qeverisni vendin”, tha ai.

-Advertisement-

Quni tha se kishte menduar tërheqjen nga jeta politike, pas kësaj legjislature, mirëpo ka diçka që e ka bërë të vazhduar edhe më tutje karrierën politike.

“Mirëpo, kur e shoh tërë këtë hipokrizi, tërë këta skenar, dhe shumicën prej tyre i njoh shumë mirë edhe nga lufta, edhe nga vija e frontit, e nga shumë situata, ata kanë dështuar keq. Para publikut paraqiten heronj, por janë frikacak”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

“I njoh këta njerëz. Nuk bën që me këta të marrësh rrugë. Këta të lënë në rrugë”, tha ai.

“Z. Veseli dhe z. Thaçi, ju jeni arsyeja pse unë do të vazhdoj të jem në këtë Kuvend. Sot, do të ndjeheni fitues, po ju them se do të shihemi në finale”, tha ai.

“Po ju them se do të qëndroj këtu, derisa t’ju shoh juve, ty  Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi prapa grilave”, tha ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera