Lajme

Anton Quni e konfirmon se Abdixhiku shkon për vizitë në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 01 November 2022

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, e ka konfirmuar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Quni ka thënë në emisionin “Frontal” të Televizionit 7 se kreu i partisë opozitare do të udhëtojë për vizitë zyrtare në SHBA.

Ai ka thënë se Abdixhiku do të takohet me “autoritete të larta amerikane”, por nuk ka pranuar që të komentojë detaje të tjera, duke treguar se kryetari i partisë do të deklarohet së shpejti rreth kësaj vizite.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera