Lajme

Antidroga sërish në aksion, arrestohen dy persona iu konfiskohet drogë, para e municion

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 28 March 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë për posedim/shitblerje të paautorizuar të substancave narkotike.

“Me datë 28.03.2022 rreth orës 13:00, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës në Gjilan pas një pune hetimore, me urdhër të organeve të drejtësisë realizuan një plan taktik të koduar me emrin “Kalaja” duke realizuar një bastisje në fshatin Pogragjë të Gjilanit.”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë realizimit të bastisjes në shtëpinë e dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar prova apo dëshmitë si në vijim:

-Advertisement-

• (280.7) gr. marihuanë

• (140) gr. marihuanë

• (8.6) gr. marihuanë

• (3.3) gr. fara për kultivim

• (0.6) gr. kokainë

• (1450) euro para të gatshme

• (30) franga para të gatshme

• (1) elektroshok

• (3) peshore elektrike

• (27) copë municion (fishek) të kalibrit të rendë

• (2) copë (fishek) të kalibrit A/47

Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit të dyshuarit i lëshohet Vendimi mbi ndalimin për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera