Lajme

Antidroga arreston dy persona në Gjilan, kapen rreth dy kg Heroinë

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 04 December 2021

Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, përmes hetuesve të saj rajonal të anti-drogës në Gjilan, sot më datë 04.12.2021 rreth orës 14:45, pas një pune hetimore dhe punës operative në teren kanë arritur tek informacionet relevante ku dyshohej se i dyshuari me iniciale (Sh.I.), është duke bërë shitblerje të substancave narkotike, dhe se i njëjti poashtu ka edhe urdhër-arrest aktiv të Gjykatës Themelore të Gjilanit për vuajtje të dënimit prej 18 muaj e 40 ditë burg efektiv. Pas veprimeve aktive, i dyshuari është identifikuar, ndaluar në rrugën “Shaban dhe Sami Ukshini” dhe është arrestuar nga autoritet policore të anti-droges.

Gjatë ditës hetuesit e anti-drogës në Gjilan, në konsultim me Prokurorin e Shtetit dhe me Urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjilan kanë vazhduar dhe është bastisur/kontrolluar shtëpia e një të dyshuari tjeter me iniciale (F.A.), nip i të dyshuarit tani më të arrestuar, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të kodit penal të RKS-së. Gjatë bastisjes në këtë lokacion në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një peshore elektronike (digjitale) si dhe 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Poashtu, bastisje është bërë edhe në banesën e të dyshuarit të parë (Sh.I.), në rr. “Hamdi Kurteshi” me ç’ rast në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një peshore elektronike (digjitale) si dhe pesë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Pas matjes së substancës së dyshuar narkotike ka rezultuar se: Shtatëmbëdhjetë qeset me Heroinë kanë peshuar 1 kg e 713.8 gram kurse pesë qeset me Heroinë të sekuetruara në banesë kanë peshuar 30.6 gram.

Si provë/dëshmi që mund të nderlidhen me rastin është sekuestruar edhe një veturë Golf 4, ngjyrë hiri, e të dyshuarit Sh.I.

Në konsultim me prokurorin kompetent pas intervistimit i dyshuari me iniciale (F.A.) ndalohet për 48 orë dhe rasti të procedohet për hetime të mëtejme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti masa rigoroze ligjore do të ndermerren ndaj të gjithë atyre personave të cilët janë të përfshirë në trafikim dhe abuzim me substanca narkotike.

Të tjera