Lajme

Anti-kontrabanda, me qasje minimale në veri pas vrasjes së Enver Zymberit

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 06 August 2018

Që nga viti 2011, kur polici Enver Zymberi u vra në detyrë gjatë një aksioni në veri, Departament i Anti-Kontrabandës nuk mund ta kryejë detyrën në katër komunat veriore.

Pjesëtarët e Anti-Kontrabandës shkojnë në veri vetëm nëse këtë ua kërkon Policia e Kosovës, në mënyrë që t’i shmangen ngritjes së tensioneve nga ana e serbëve, raporton KTV.

Por, edhe veturat me të cilat të gjithë zyrtarët doganorë kalojnë nëpër këto komuna janë të blinduara.

-Advertisement-

Gazmend Musliu, udhëheqës i Njësisë së Anti-Kontrabandës, tregon se mallin arrijnë ta kapin vetëm pasi kontrabanduesit atë e fusin brenda Kosovës.

Përveç anti- kontrabandës, edhe njësiti i kontrollit në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, arrin në vendin e punës nën përcjelljen e policisë.

Udhëheqësi i ndërrimit në pikën kufitare në Jarinjë tregon se për dallim nga pikat tjera kufitare, orari i tyre i punës është 24 orë.

Bashkëpunimi i palës serbe me atë kosovare në këto pika bëhet përmes zyrës së Eulex-it, vendim i marrë po gjatë vitit 2011, sipas marrëveshjes së Brukselit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të dyja palët në pikën Jarinjë dhe Bërnjak takohen për diskutim së paku një herë në muaj. Tash e dy muaj takimet janë pezulluar.

Drejtori i Doganës për Rajonin e Mitrovicës, Agim Nika, thotë se nuk i di arsyet.

Por, burime të KTV-së brenda qeverisë kanë treguar se takimet janë pezulluar si pasojë e arrestimit të shefit të zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriq.

Përkundër këtyre vështirësive, si pasojë e mosprezencës, Dogana e Kosovës thotë se po arrin rezultate dhe po parandalon rastet e kontrabandimit të mallrave nga veriu në jug.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera