Sport

Anthony Joshua, sërish në ring

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 14 February 2019

Anthony Joshua do të ngjitet këtë verë në ring për të mbrojtur titujt e tij botërorë në peshat e rënda në IBF, WBA dhe WBO.

Sfidanti i tij do të jetë pikërishr amerikani Jarrell Miller dhe dueli do të zhvillohet në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, pikërisht në datën 1 qershor.

Për Joshua, i cili në muajin shtator të vitit të kaluar u përball me Alexander Povetkin, të cilin e mundi pas 7 raundeve, kjo është hera e parë që do të ngjitet në një ring boksi në tokën amerikane.

-Advertisement-

“Për mua ka qenë një nder që të ndeshem në një nga arenat më të mira në botë si stadiumi Wembley në Londër, por tani ka ardhur koha të kaloj Atlantikun dhe të mbroj titujt e mi në peshat e rënda në SHBA”, tha Joshua.

Anthony Joshua, 29 vjeç, ka një bilanc perfekt në karrierën e tij të deritanishme me 22 fitore, 21 nga të cilat me KO dhe asnjë humbje. Edhe rivali i tij, Jarrell Miller ka një bilanc shumë pozitiv në ndeshjet e tij me 23 fitore, 20 nga të cilat me Knock Out, asnjë humbje dhe 1 barazim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera