Ansambli “SHOTA” është identitet kulturor i vendit
Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 17 October 2018
Kryeministri Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “SHOTA”.
Me këtë rast, Haradinaj, falënderoi Ansamblin “SHOTA” për vlerat artistike dhe përfaqësimin e shqiptarit në mënyrën më të mirë përmes artit, duke thënë se sot është një ditë më ndryshe, pasi ndihet i nderuar sa herë që është përballë këtij Ansambli.
“Arsyeja pse jam i nderuar, është se vërtetë kam parë vlera artistike dhe një fuqi ta quaj ashtu njerëzore të jashtëzakonshme, por edhe e kam pa shqiptarin në mënyrën më të mirë përmes artit i përfaqësuar. Kur them shqiptarin, kuptohet me këtë duke besuar në vlerat tona kombëtare, kulturën, artin, atë që është e çmuar prej nesh, nënkupton se i çmojmë të gjithë tjerët, pra nuk është veç një veçim i vetvetes se kemi respekt për vlerat e të gjithë popujve”, tha Kryeministri Haradinaj, pas takimit që zhvilloi me Ansamblin “SHOTA”, me të cilët biseduan për sfidat me të cilat përballen ata, por edhe përgjegjësitë e Qeverisë ndaj tyre.
Kryeministri Haradinaj, në shenjë falënderimi për punën e tyre artistike, e nderoi Ansamblin “SHOTA” me medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, dhe tha se Ansambli “SHOTA” është identitet kulturor i vendit.
Ndër tjerash, Haradinaj, tha se Kosova është me fat që ka një Ansambël që është kaq lartë, edhe në vlera të artit, por edhe me njerëz kaq të mrekullueshëm.
Ndërkaq, Drejtori i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “SHOTA”, Shefqet Gjocaj, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë se si institucion i kulturës ngado që shkojnë pretendojnë të jenë ambasadorët më të mirë shtetit.
Ai tha se në këtë takim, e ka njoftuar Kryeministrin Haradinaj për sfidat, problemet me të cilat përballet Ansambli, duke theksuar se kjo vizitë u jep shpresë se trajtimi i institucioneve të kulturës dhe artit në përgjithësi do të jenë në nivelin më të lartë dhe do të kenë kujdesin e shtetit.
Me këtë rast drejtori Gjocaj i ka ndarë kryeministrit Haradinaj fotografinë nga shfaqja “KUMT” që i dedikohet Gjergj Kastriotit Skënderbeut në kuadër të vitit mbarëkombëtar.
Të tjera
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdare
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...