ANP Adem Jashari në 2021-ën ka shërbyer 2,180,809 udhëtarë
Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 14 January 2022
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shërbyer gjithsej 2,180,809 udhëtarë në vitin 2021, sipas statistikave që ka mbledhur operatori LKIA. Ky numër udhëtarësh është 97% më i lartë se numri i udhëtarëve që janë shërbyer në këtë aeroport në vitin 2020 (1,104,435).
Kështu ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, sipas së cilit kjo ngritje e numrit është për shkak të përmirësimit të trafikut ajror në krahasim me vitin e kaluar ku pandemia kishte shkaktuar krizën më të madhe në historinë e aviacionit.
“Muaji gusht ka pasur numrin më të lartë me gjithsej 383,776 udhëtarë, që pasohet nga muaji korrik me 340,446 udhëtarë, ndërsa trafiku më i ulët ka qenë gjatë muajit prill me 79,278 udhëtarë, pasuar nga muaji shkurt me 96,442 udhëtarë. Gjatë vitit 2021 janë realizuar 8,921 nisje fluturimesh, apo 92% më shumë se vitin e kaluar. U dalluan me më së shumti fluturime muajt gusht dhe korrik, me 1,517 dhe 1,367 nisje fluturimesh. Në anën tjetër, muaji prill kishte më së paku nisje fluturimesh, 370. Prej destinacioneve, me më së shumti udhëtarë dallohen Bazeli (BSL/MLH), Cyrihu dhe Dyseldorfi. Prej shteteve, sa i përket trafikut të përgjithshëm nga Prishtina, Zvicra është e para e pasuar nga Gjermania, Turqia, Austria, Suedia e kështu me radhë. Prej kompanive ajrore, prin EasyJet me numrin më të madh të udhëtarëve të shërbyer nga Prishtina, e pasuar nga Euroëings, Ëizzair, GP Aviation, Trade Air, Pegasus Airlines, e kështu me radhë.Sa i përket destinacioneve të mëtejme prej Prishtinës, prin Nju Jorku (JFK), pasuar nga Nju Xhersi (Neëark Internationa)l, Çikago (O’Hare), Frankfurti, Ëashingtoni dhe Antalia”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...