Rozë

Anna Faris flet me fansat për herë të parë pas ndarjes

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 20 August 2017

Aktorja 40 vjeçare për herë të parë për Unqualified ka folur rreth ndarjes së saj nga burri.

“Hej, të dashur shikues!”, tha ajo, transmeton Koha.net. “Dua vetëm të ju falënderojë shumë të gjithëve për dashurinë që kam marrë nga ju dhe sinqerisht ju dua shumë”, tha aktorja Faris.

Më 6 gusht, aktorët Faris dhe Pratt përmes rrjeteve sociale kanë deklaruar se përfundimisht janë ndarë. Pak më vonë, lajmin e kanë konfirmuar edhe për CNN.

-Advertisement-

“Ndihemi të trishtuar që po ju njoftojmë zyrtarisht se ne po ndahemi ligjërisht. U përpoqëm një kohë të gjatë të mbajmë lidhjen tonë, por jemi me të vërtetë të zhgënjyer. Djali ynë ka prindër që e duan shumë dhe për hir të tij duam të mbajmë lidhjen në situatë private ashtu si të jetë e mundur”, ka shkruar Pratt në Facebookun e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera