Ankthi pas moshës 40 vjeç/ Shenjat emocionale si dallohet dhe trajtimet e duhura

Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 27 May 2021
Shumëkush e konsideron si fillimin e vërtetë të jetës por për shumë të tjerë është fillimi i një cikli të mbushur me ankth, stres dhe depresion. Në këtë moshë, njerëzit kanë shumë pikëpyetje dhe dyshime mbi atë që kanë arritur dhe që synojnë të arrijnë. Niveli i përgjegjësisë është më i lartë, dilemat shtohen dhe meraku për të ardhmen mbi veten dhe familjen, sidomos fëmijët rritet.
Ndonjëherë, pas moshues 40 vjeç aktualiteti shndërrohet në një sfidë të vërtetë, e cila duket e vështirë dhe kërkon forcë që të përballohet. Situata ekonomike, problemet në familje, problemet në punë, papunësia, ritmi i vetë jetës etj janë disa prej shkaqeve të shumta, të cilat tek një pjesë e mirë e personave pas kësaj moshe, ankth, ngarkesë të rëndë emocionale dhe depresion. Kjo gjendje shpesh i pengon njerëzit që të shohin të ardhmen me pozitivitet ashtu siç edhe frenon përpjekjet për të gjetur zgjidhjet e duhura e të drejta për sfidat që dalin para.
Por Cilat Janë Shenjat e Zakonshme Emocionale?
Simptomat Emocionale Të Krizës
Kriza e moshës së mesme është e padiagnostikueshme nga mjekët. Ajo është një koncept i vështirë për t’u analizuar. Megjithatë, ekspertët mjekësorë kanë identifikuar disa nga ndryshimet më të mëdha në sjelljen e një personi të prekur nga kjo krizë. Bëhet fjalë për:
Neglizhencë të lartë ndaj higjenës personale,
Ndryshime dramatike në mënyrën e të fjeturit,
Rënie ose shtim në peshë,
Ndryshime në humor, acarim, irritim, trishtim dhe ankth
Largim nga njerëzit dhe tërheqje emocionale.
Kriza E Pendesës
Ankthi pas moshës 40 vjeç, i cilësuar ndryshe edhe si kriza e moshës së mesme konsiderohet si periudha e pendesës. Në këtë pikë njerëzit pendohen për shumë vendime të marra gjatë jetës. Disa sëmuren më shpesh, disa të tjerë vërejnë që nuk kanë fizikun e mëparshëm.
Mungesa E Lumturisë
Rruga drejt lumturisë është plot me kthesa të forta. Njeriu nis të jetë më pak i lumtur që kur është adoleshent e deri sa arrin moshën 40 vjeç. Lumturia kthehet në të pesëdhjetat, thonë ekspertët. Sipas tyre, njerëzit që arrijnë të gjashtëdhjetat thonë se nuk kanë qenë kurrë kaq të lumtur. Njerëzit në të dyzetat ndihen të plogësht.
Si Të Ndihmoni Dikë Që Po Kalon Krizën E Moshës Së Mesme
Ekspertët rekomandojnë që të jeni dëgjues të mirë. Lërini të afërmit të flasin për shqetësimet e tyre, mos i gjykoni dhe mos jepni këshilla që në fillim. Tregohuni të kujdesshëm me mënyrën se si i adresoheni një personi të tillë. Shprehni shqetësim por mos nënvizoni problemin. Inkurajojini këta njerëz të kryejnë analiza shëndetësore. Ndryshimet në humor mund të nxiten edhe nga sëmundjet si tiroidja. Tregohuni të kujdesshëm ndaj njerëzve që duken se kanë ndërmend të lëndojnë veten dhe të tjerët.

Të tjera
-
Alarm në Evropë: 800 mijë trupa, tanke e helikopterë në rrugët e Hamburgut – NATO simulon luftën kundër Rusisë!
Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania...
-
Çmimet e kafesë, çajit dhe kakao-s u rritën me 18,2% në qershor krahasuar me të njëjtin muaj të 2024-ës
Në muajin Qershor 2025, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka...
-
Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital
Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Ko...
-
Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke e cilësuar bektashizmin një thesar k...
-
“Sot një vit”, Shtëpia e Bardhë kujton atentatin ndaj Trump me një citat të presidentit amerikan
Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti ak...
-
Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin...
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...