Ankthi i mëngjesit/ Nga shkaktohet dhe si ta përballoni
Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 16 November 2019
Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.
Zakonisht shoqërohet dhe me pasoja fizike si rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit dhe një frymëmarrje të çrregullt.
Krizat e ankthit të mëngjesit, është ai që të kap sapo hapim sytë, duke shkaktuar pasiguri, plogështi dhe lodhje të rënduar.
Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një sistem tretës jo të qetë. Në shumë raste, kur zgjohesh në një mëngjes të tillë mendja të shkon menjëherë tek konsumimi i një kafeje, tek disa persona ajo ka efekt qetësues por tek disa të tjerë kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.
Dy format e ankthit të mëngjesit
Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë. Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me nje tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës. Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës. Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar.
Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor. Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqëndrimi është i ulët. Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës. Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.
Simptomat e ankthit të mëngjesit
Lodhje e vazhdueshme nga detyrimet e përditshme, pa pasur mundësi për të rikuperuar energjitë. Një numër i lartë përgjegjshmërish. Një çrregullim i mënyrës së jetës, apo pamundësia e organizmit të saj. Mos interesim në aktivitetet e zakonshme. Pritshmëri të larta dhe të pakapshme. Nervozizëm dhe irritim
Si të përballoni ankthin e mëngjesit
Për të shuar ndjesinë e ankthit të mëngjesit nuk është e nevojshme që të stresoheni për të gjetur shkakun e këtij ankthi. Gjëja kryesore është pranimi që keni një problem, dhe të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj tij. Ekspertët e psikologjisë pohojnë se një ankth i tillë nuk duhet luftuar, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku. Thelbi është qetësimi dhe reflektimi rreth problemeve që ju vërshojnë në mendje.
Një sjellje e tillë arrin të normalizojë reagimin e organizmit. Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon. Por nëse kriza të tilla janë kronike, AgroWeb.org ju këshillon që të konsultoheni me mjekët përkatës. Lexoni këtu se si të shuani ankthin në mënyrë natyrale.
Të tjera
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdare
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...