Lajme

“Ankthi është bërë i madh”, protestë para derës së Arben Vitisë për sigurimin e vaksinave

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 28 April 2021

Një grup i të rinjve janë mbledhur sërish sonte para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me mos-sigurimin e vaksinave antiCOVID.

Gjatë mbrëmjes së djeshme të rinjtë kanë ndezur 352 qirinj në shenjë homazhe për 352 familjarë të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusit COVID-19, që nga ardhja e Qeverisë Kurti.

Kurse sonte në nderim të pesë viktimave që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, të rinjtë ndezën pesë qirinj.

-Advertisement-

Në publikimin e pjesëmarrësve të kësaj proteste u theksua se pritja është bërë e papranueshme.

Postimi i plotë:

Sonte, sërish bashkë me një grup të rinjsh bashkëqytetarë, jemi para Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur protesën tonë në lidhje me mos sigurimin e vaksinave.

Si formë, gjatë mbrëmjes së djeshme kemi ndezur 352 qirinjë si homazhe për 352 familjarë tanë, të cilët kanë vdekur nga Covid-19 që nga ardhja e kësaj Qeverie.

Sot në nderim të 5 personave tjerë të cilët kanë vdekur gjatë ditës së sotme, ndezëm edhe 5 qirinj.

Pritja është bërë e papranueshme.

Ankthi është bërë i madh.

Dhimbja vetëm sa po shtohet cdo ditë nëpër familjet tona.

Janë 2153 qytetarë që kanë humbur jetën nga Covidi e Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë. Edhe sa duhet të vdesin që Qeveria të bëjë dicka?

Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit e gjyshërit tanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera