Lajme

Ankth dhe shpresë, Fotoreportazh nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 29 November 2019

Mëngjesi i së martës së 26 nëntorit ishte fatal për një pjesë të Shqipërisë.

Qytetarët u përballën me një realitet të panjohur, të trishtë dhe të frikshëm.

Shqipëria u godit fuqishëm nga një tërmet me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit rreth orës 03:54, pasuar nga lëkundje të vazhdueshme të tokës ditët në vijim.

-Advertisement-

46 viktima, mijëra persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale – ky është bilanci aktualisht.

Durrësi dhe Thumana e përjetuan më së rëndi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan për mbi 60 orë vazhdimisht duke kërkuar në gërmadha, me shpresën që të nxirrnin njerëz që po gjallonin akoma.

Fatos Zogaj, kameramani i mirënjohur i Klan Kosovës, ka realizuar një fotoreportazh emocional i cili dëshmon për thellësinë e dhimbjes njerëzore që e ka kapluar Shqipërinë.

 

 

Por ata nuk janë të vetmuar.

I madh e i vogël janë bërë bashkë për t’iu dalë në ndihmë atyre që s’e ndihmonin dot veten.

Ndihma në forma të ndryshme – donacione në të holla, ushqim, veshmbathje dhe strehim – u dërguan nga vende të ndryshme, me në krye Kosovën.

Shteti ynë ishte edhe në mesin e atyre që ofruan ekipe të specializuara për situata të jashtëzakonshme nga rajoni dhe Europa që i dolën në ndihmë Shqipërisë.

Shumë ankth dhe vuajtje, me pikëpyetjet e panumërta për fatet njerëzore dhe papritshmërinë e frikshme të natyrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera