Lajme

Ankohet Rakiq pas rritjes së taksës: S’kemi rezerva ushqimore

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 23 November 2018

Rreth 3 mijë qytetarë serbë kanë protestuar sot në fshatin Rudare të komunës së Zveçanit, kundër taksës së mallrave të Serbisë dhe arrestimit të katër personave sot në veri të Mitrovicës, të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, ka thënë para të pranishmëve se serbët duhet të jenë të bashkuar dhe unik, si dhe të qëndrojnë të qetë në mënyrë që askujt most’ i japin rast për t’i sulmuar ata, sepse siç u shpreh ai, dikush për çdo ditë pret të ndodhë diçka e tillë.

“Të jemi të bashkuar dhe unikë dhe askujt të mos i japim rast sepse ata presin që ne do të jemi ata të cilët do të ndërmarrim veprime të pamatura dhe të na sulmojnë. Për çdo ditë presin diçka të tillë”, ka thënë Todosiheviq.

-Advertisement-

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të taksës, duke thënë se rezervat ushqimore janë në fund dhe do të ketë mungesë të artikujve ushqimorë elementarë.

Sipas tij, sot është protestuar edhe për shkak të ndërhyrjes së ROSU-së në veri të Mitrovicës, me ç’rast janë arrestuar 4 qytetarë.

Ai shtoi se përmes aksioneve të tilla policore dëshirohet të frikësohet popullata në atë pjesë, që për pasojë do të kishte shpërnguljen e qytetarëve serbë.

“Kërkojmë ndërprerjen e këtyre taksave sepse rezervat ushqimore janë në fund dhe dëshirojmë që fëmijët tonë nesër të kenë artikujt elementarë për jetë. Tubimi i sotëm është një protestë e qetë dhe ftojmë qytetarët për qetësi, mirëpo sot kemi edhe një arsye tjetër për çka jemi tubuar, e kjo është ndërhyrja brutale e policisë ROSU në komunën tonë me ç’rast kanë arrestuar 4 qytetarë tonë”, theksoi Rakiq.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq, ka porositur kolegët e tij të të gjitha nacionaliteteve pa dallim, se ngritja e taksave nuk është gjë e mirë dhe godet qytetarët serbë e shqiptarë bashkë.

Ai bëri thirrje që për shkak të paqes dhe përpjekjeve të përbashkëta 20 vjeçare për një ambient të qetë, që secili prej tyre të ngre zërin, ngase kjo masë rrezikon ekzistencën e njerëzve këtu, para së gjithash të serbëve.

“Nga ky vend dëshiroj të dërgoj porosinë për të gjithë kolegët e mi në Kuvend të të gjitha nacionaliteteve shqiptarë, ashkali romë etj, se vendimi i ndërmarr për taksat godet shqiptarët e serbët, këtë edhe ata e dinë. Kjo ndikon në ngritjen e çmimeve dhe pyetja është se deri kur mund të qëndrohet kështu. Unë e di se disa njerëz të cilët kanë monopol, ata të cilët kanë paga nga 2 mijë euro, nuk e kanë problem nëse e blejnë bukën 30 ose 50 cent, por qytetarët e rëndomtë po. Andaj është e domosdoshme që për shkak të paqes dhe asaj për çka jemi munduar që 20 vite që secili prej tyre të ngre zërin sepse kjo masë nuk është e mirë, rrezikon mbetjen e njerëzve këtu, para së gjirthash të serbëve të cilët pothuajse gjithka që shfrytëzojnë, është nga Serbia”, u shpreh Simiq.

Protesta ka zgjatur një orë dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa rreth një kilometër larg vendit të protestës janë vërejtur numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it hungarez në gjendje gatishmërie. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera