Lajme

Ankohet qytetari, “A është e drejtë m’u dënu në parking kurse në trotuar mos mu dënu, spo e kuptoj hala”

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 10 August 2023

Të mërkurën në kryeqytet një qytetar është ankuar për shkak se ai është dënuar edhe pse veturën e tij e kishte në parking, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në një video të dërguar në Infokus ka pyetur se si është e drejtë që ai të dënohet derisa ishte në parking e veturat që janë në trotuar nuk dënohen asnjë.

Në videon e dërguar shihet se kjo ka ndodhur në rrugën “2 nëntori”, në Prishtinë e ku shihet se si veturat janë të parkuara në trotuar gjithandej e ku e bënë të pamundur qarkullimin e këmbësorëve në to./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Për më shumë shihni videon:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera