Lajme

Ankohet Matoshi: Kam dalë nga Qeveria e vendit me 150 euro

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 25 February 2020

Ish këshilltari politik, Halil Matoshi, ka reaguar rreth pagës mujore të zyrtarit ligjor në PTK.

Matoshi ka thënë se kurrë nuk ka marr pagë vjetore prej 12.400 euro sa ka marrë ky zyrtar, shkruan Gazeta inFokus.

Bile, Matoshi e ka krahasuar pagën vjetor të juristit në PTK me atë të pilotit në NASA.

-Advertisement-

“Rroga vjetore e juristit në PTK= 140.000€. Rroga vjetore e pilotit në NASA= 136.069$”, ka thënë Matoshi.

“Katër dekada punë pajadá, gazetar e redaktor, kryeredaktor, analist politik dhe analist i ligjeve, këshilltar i Kryeministrit… Kam dalë nga Qeveria e vendit me 150 € në konto. Shkrimtar, autor i dhjetë librave.Ekspert i medias, profesor…Kurrë në jetë nuk kam marrë pagë vjetore sa paga mujore prej 12.400 € e ekspertit ligjor në PTK!?”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera