Lajme

Ankohet konsulli që u shkarkua nga Konjufca, humba tre vende pune për t’u bërë diplomat

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 21 February 2020

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka marrë dje vendim për shkarkimin e 14 konsujve në nëpër konsullata të Kosovës, disa prej të cilëve kanë pasur lidhje të afërta me partitë politike. Në mesin e të shkarkuarve është edhe konsulli i Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar, Eshref Haxhiu. Ky i fundit ka reaguar pas vendimit të Konjufcës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haxhiu ka thënë se me publikimin e të dhënave të 14’të konsujve të shkarkuar, Konjufca ka shkelur Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Rregulloren e Parlamentit Evropian për mbrojtjen e të dhënave të përgjithshme.

“Përvec kësaj, komunikimi në publik i vendimit nga ana e tij është edhe në kundërshtim me Ligjin Nr. 02/L-65 kundër shpifjes dhe fyerjes. Kjo për shkak se, Ministri, për shkak të pozitës që ka, është dashur të dij që arsyeshmëria e vendimit të tij është i bazuar në një të pavërtetë”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Ish-konsulli ka thënë se për t’u bërë diplomat ka humbur tri vende pune.

“E fundit por jo më pak e rëndësishme, dua të bëj të ditur se për shkak të angazhimit tim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në verë të vitit të kaluar unë kam dhënë dorëheqje nga dy vende të punës që mbaja në atë kohë, njërën si psikolog në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tjetrën si trajner në IOM. Për këtë shih doc. nr. 07. Po ashtu, me arsyetimin se jam emruar diplomat i Republikës së Kosovës në Doha, po në atë kohë, kam refuzuar edhe ofertën tjetër nga GIZ-i gjerman për një angazhim të leverdishëm profesional”, ka shkruar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera