Lajme

Ankohet avokati i Thaçit: Dokumentacioni për arrestimin e Thaçit ka shumë redaktime të çuditshme

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 18 November 2020

Avokati i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, David Hopper është ankuar se dokumentacioni që Gjykata Speciale i ka dorëzuar atij për arrestimin e Thaçit ka shumë redaktime.

Sipas Hooper, këto redaktime janë të çuditshme, dhe duhet të rishqyrtohen, shkruan Gazeta inFokus.

“Duhet të them se në dokumentacionin për arrestimin e Thaçit ka disa redaktime të çuditshme.

-Advertisement-

Nuk e di çfarë qëllimi kanë redaktime të tillë, jo vetëm kaq por referencat tregojnë për keq sjellje në llogari të zotëri Thaçit gjatë dokumentacionit. Do të doja të rishqyrtojë edhe një herë këto redaktime. Në qoftë se ka mundësi të na dorëzohet brenda tre ditësh.

Kam biseduar edhe me zotëri Emerson dhe sugjerojmë të njëjtën skenë”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera