Lajme

Ankohen banorët e një fshati në Kosovë: Po thahet toka

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 15 February 2023

Banorët e fshatit ‘Prilep” të Deçanit po ankohen për mungesën e ujit dhe mbejtjen e tokave djerrë në këtë rajon.

Ata kanë theksuar se që nga viti 1997 nuk ka patur ujë me rënie të lirë pavarsisht se e kanë adresu problemin.

“Na merremi me bujqësi me blegtori me bletari, kusht elementar për zhvillimin e bujqësisë dhe agrokulturave është uji.Prej vitit 1997 nuk ka patur ujë me rënie të lire, jo vetëm në fshatin Prilep por në krej Deçanin mungon.Kryetari i tanishëm Bashkim Ramosaj ka kry punë por duhet me kry edhe ma shumë. Edhe Qeveria duhet me i mbështet në aspektin financiar.Në kuadër të Prilepit kemi mbi 1 mijë hektar tokë, që nga viti 1997 nuk ka patur ujë me rënie të lirë” tha një inxhinier i atij fshati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera