Lajme

Ankohen asamblistë të të gjitha partive në Podujevë, kërkojnë rinumërim e votave

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 25 October 2021

Asamblistë të të gjitha partive politike në Podujevë kanë kërkuar rinumërim të votave. Nëpërmjet një ankese të dërguar në adresë të PZAP, ata thonë se kërkojnë “që të ruhet vullneti i qytetarëve i shprehur me votë”.

60 nënshkrime thonë se kanë mbledhur deri më tani derisa një gjë e tillë u është kërkuar edhe kandidatëve për kryetarë të komunës po nga të gjitha partitë politike.

“Ka një shpërputhje të madhe të raportimeve nga ana e vëzhguesve të partive politike dhe FRP’ve zyrtare të dala nga KQZ”, thuhet në ankesën e tyre drejt Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Lidhur me këtë ankesë kemi edhe shumë fakte që i kemi bashkëngjitur kësaj ankese”.

Ankesa e plotë:

Te nderuar…

Ne kandidatët për Kuvend Komunal të Podujevës nga të gjitha subjektet politike, kemi iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve nga të gjithë kandidatët për Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit për të kërkuar rinumërim të plotë të fletëvotimeve.

Deri më tani kemi siguruar mbi 60 nënshkrime të kandidatëve për Kuvend Komunal.

Kjo ankesë do të ju dërgohet për nënshkrim edhe kandidatëve për kryetar të Komunës të të gjitha subjekteve politike në Podujevë.

Qëllimi i kësaj ankese është të ruhet vullneti i qytetarve i shprehur me votë.

Presim që të gjithë kandidater për kryetar të Komunës t’a nënshkruajnë këtë ankesë:

Floretë Zejnullahu

Ekrem Hyseni

Shpejtim Bulliqi

Besnik Tahiri

Xhemajl Hasani

Gazmend Islami.

Të tjera