Fokus

Ankohen 110 punëtorët e INSIG-ut, guvernatori Fehmi Mehmeti “na la pa buk” (Dokument)

Autori: Doresa Geci 16:40 | 16 May 2019

Kompania e sigurimeve INSIG në Kosovë ditë më parë ka falimentuar.

Kjo ka bërë që një numër i madh i punëtorëve të mbesin pa punë.

Në bazë të një dokumenti të cilin e ka siguruar Gazeta inFokus, 110 punëtorëve të kësaj kompani iu janë ndërprerë kontrata.

-Advertisement-

Në mesin e tyre 44 punëtorë ishin të rregull dhe 66 ishin agjent.

E për shkëputjen e kontratave të këtyre punëtorëve  kjo kompani ka  bërë një kërkesë nga Inspektorati i Punës.

Pasi që sipas saj puntorëve të INSIG-ut iu është bërë shkëputja e kontratave pa paralajmërim.

Por pa faj për mbetjen e këtyre punëtorëve nuk është as Banka Qendrore e Kosovës e drejtuar nga Guvernatori Fehmi Mehmeti.

Kujtojmë që bordi i  Bankës Qendrore të Kosovës ka marrë vendimin që kjo kompani të mos vazhdojë punën. Në vendimin e Bordit thuhet se Kompania e Sigurimit  “INSIG” ka pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së për sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit dhe aftësisë paguese – Solvencë.

“Ne kemi të qartë se është hapur procedurë e likuidimit por likuidatori dhe BQK kanë injoruar faktet se edhe procedura e likuidimit rregullohet me ligj e veçanërisht është dashur që me rastin e marrjes së vendimeve për largim masiv nga puna i cili përndryshe ka kufizime strikte në përqindjen e largimit në masë, të zbatohen dispozitat e ligjit të punës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Në këtë rast likuidatori harron se kompetenca sipas nenit 104.7 të ligjit 05/l-045 është e kufizuar me dispozitat e ligjit të punës” thuhet në kërkesën për mbrojtjen e drejtave të punëtorëve e cila i është dërguar institucioneve më të larta të vendit.

Mbi njëqind punëtorë akuzojnë BQK se largimi i punëtorëve është bërë pa paralajmërim e ku është shkelur kontrata e punës si dhe janë bërë një varg shkeljesh tjera.

Për këtë punëtorët i kanë kërkuar, inspektoratit të punës, likuidatorit, MPMS, Presidentit të Kosovës, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës dhe Guvernatorit Fehmi Mehmeti, të shqyrtojnë kërkesën e 110 punëtorëve, të urdhërohet likuidatori të respektoj afatet e shkëputjes së kontratës si dhe një varg të drejtave tjera që janë shkelur edhe nga BQK me këtë rast.

Gazeta infokus ka dërguar pyetje në BQK por përgjigje për pretendimet e punëtorëve ende nuk ka marrë. Gjatë ditëve në vijim Infokus do të sjell edhe fakte tjera për shkeljet e të drejtave të punëtorëve si dhe për procedurat e falimentimit të kompanisë INSIG /Gazeta inFokus/





Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera