Fokus

Anketa: Vjosa Osmani të dal në Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 16 January 2020

Ditëve të fundit dolën në pah përplasjet brenda LDK-së.

Agim Veliu doli kundër ofertës së Vetëvendosjes ku edhe i akuzoi ata rëndë, ndërsa Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për kryeministre i doli kundër, shkruan gazeta inFokus.

Kjo i doli në përkrahje Vetëvendosjes së Albin Kurtit duke e akuzuar Veliun, ani se nuk përmendi emër.

-Advertisement-

Ndërsa pas kësaj përplasjeje shpërthyen edhe komentet e reagimet e qytetarëve.

Për këtë rast Gazeta inFokus ka realizuar një anketë të shkurtër ku kanë votuar 1 mijë e 100 persona, shkruan gazeta inFokus.

Pyetja të cilën e parashtroi gazeta ishte se “Pjesë e cilës parti duhet të jetë Vjosa Osmani?”, e LDK-së apo Vetëvendosjes.

E shumica dërrmuese vendosën për partinë e Albin Kurtit.

Në fakt 74% votuan për këtë opsion ndërsa veç 26% thanë që Osmani të qëndroj në LDK./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera