Lajme

Ankesat për ‘VisaMetric’, MINT ka një njoftim për konsumatorët

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 27 April 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se pas ankesave të konsumatorëve ndaj shërbimeve dhe pagesave për Operatorin Ekonomik “VisaMetric” L.L.C, Inspektorati i Tregut në MINT ka bërë vizitë dhe është takuar edhe me drejtuesit e këtij operatori, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ministrisë, Operatori Ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë ka pranuar se do të bëjnë ri-mbursimin e konsumatorëve që janë ankuar.

“Inspektorati i Tregut në MINT ka bërë vizitë dhe është takuar edhe me drejtuesit e Operatori Ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ofrim të shërbimeve për konsumatorët, në pajtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, duke pranuar se do të bëjnë ri-mbursimin e konsumatorëve që janë ankuar. Për shkeljet e konstatuara, Inspektorati i Tregut ka ndërmarrë veprime konform ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MINT.

-Advertisement-

Gjithashtu, kjo ministri fton konsumatorët të drejtohen në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, nëse vlerësojnë se të drejtat e tyre janë shkelur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera