Lajme

Ankesat për rrugët në Prishtinë, reagon Shpend Ahmeti

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 11 January 2022

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ankesave të qytetarëve lidhur me gjendjen e krijuar në rrugë pas reshjeve të borës.

Përmes një postimi në “Twitter”, Ahmeti ka thënë se nuk është më kryetar dhe u ka bërë thirrje qytetareve që të mos i shkruajnë më për rrugë.

Më tutje ai tha se bashkëndjen me qytetarët dhe me komunën pas gjendjes së krijuar në rrugë.

-Advertisement-

“S’jom mo! Mos më shkruni për rrugë! Bashkëndjej edhe me juve edhe me komunën!”, ka shkruar ai.

Nga dje në Kosovë kanë filluar reshjet e mëdha të borës.

Si pasojë në shumë rrugë është vështirësuar qarkullimi si pasojë e këtyre reshjeve.

Ndërkohë, për ta par ë gjendjen mbrëmë në terren ka dalë edhe kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera