Ankesa se s’po u ndahen paratë e bursave për shkencë studenteve, ministria jep sqarim
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 15 April 2022
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte vendosur që të ndajë bursa për vajzat/gratë që ishin regjistruar vjet për herë të parë në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë apo matematikës (fushat STEM) në universitetet publike. Por, disa nga përfitueset e këtyre bursave, janë ankuar se ende s’iu kanë dalë mjetet e burses. Për arsyet, janë deklaruar nga MASHT’i.
Iliriana Pylla, zyrtare në këtë Ministri, i ka thënë Gazetës Express se shumica e përfitueseve i kanë marrë bursat.
Për përfitueset që ende s’iu kanë kaluar mjetet në xhirollogari thotë se arsye është mos dorëzimi i konfirmimit bankar me kohë në bazë të kërkesës në mënyrë zyrtare.
“Shumica e përfitueseve i kanë marrë bursat. Arsyeja mos bartjes së një pjese të bursave STEM, për studentet vajza/gra është për shkak të mos dorëzimit të konfirmimit bankar me kohë në bazë të kërkesës në mënyrë zyrtare, pastaj gabim në xhirollogari bankare (kthimi i mjeteve)”, ka deklaruar Pylla.
Për studentet që s’iu kanë kaluar ende paratë në xhirollogari, Pylla thotë se kjo pritet të bëhet javën e ardhshme.
Por, shton se një pjesë e studentëve s’po përgjigjen në email-a dhe kështu s’po mund të kontaktojnë.
“Jemi duke i mbledhur të dhënat e sakta të konfirmimit bankar, numrin personal. Këtë gjë jemi duke e bërë përmes emailit dhe kontaktit me telefon, për shkak se nuk duam të lejojmë gabime dhe probleme gjatë bartjes së mjeteve. Një pjesë e studenteve nuk po përgjigjen në email-a dhe nuk po kemi numër kontaktues. Jemi në fazën përfundimtare të mbledhjes së të dhënave, përveç atyre që nuk po përgjigjen. Shpresojmë se javën e ardhshme do ti përfundojmë bursat me ato studente të cilat i kanë dorëzuar të dhënat e duhura, për bartjen e mjeteve”, ka deklaruar ajo.
Vlera e kësaj burse është 1 mijë euro. Në fillim ishte paraparë të ndahen 1 mijë bursa, por pas ankesave, numri total i përfitueseve ka arritur në 1 mijë e 363.
“Vlera për një studente ( vajza/gra) është 1000 euro. Numri total i përfitueseve edhe pas ankesave është 1.363 studente”, thuhet në përgjigjet e Pyllës.
Të tjera
-
Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e D...
-
Xhafer Gashi: Takim madhështor në Greme të Ferizajt, besimi në LDK-në po rritet
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhaf...
-
Lendita Bekteshi në Greme të Ferizajt: LDK po rikthehet fuqishëm
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Le...
-
Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Gllarevë të Klinës, pesë të lënduar
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku u përfs...
-
Musliu: Gratë e Kosovës mbështesin fuqishëm Bedri Hamzën për Kryeministër
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur mbë...
-
Shahin Dervishaj viziton bizneset lokale në Skenderaj: Gëzohem që Skenderaj po zhvillohet
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Gratë janë forca e ndryshimit për një të ardhme më të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Albana Ha...
-
Tahiri: Kjo qeveri, përveç që nuk ka ndërtuar shkolla e çerdhe, ka dështuar edhe t’i rregullojë tualetet e tyre
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik ...
-
Haradinaj tregon mesazhin që po e merr kudo në Kosovë
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj,...
-
Hamza: Nën qeverisjen time, fshatrat e Rugovës i bëjmë më atraktivë për turistët
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se në...
-
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeminis...
-
Zbulohet vendi i origjinës së COVID-19? CIA nxjerr raportin
CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID...