Rozë

Anjeza Branka kujton periudhën e vështirë në emigrim-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 22 January 2020

Anjeza Branka prej vitesh është njohur si një nga këngëtaret më të spikatura për zërin e performancat e saj.

Në moshën 9-vjeçare, Anjeza emigroi bashkë me familjen në Gjermani. Aty mbaroi gjimnazin dhe ka punuar punë të ndryshme, si kamariere, banakiere dhe menaxhere lokali.

Këngëtarja tregon se ka lindur në Tiranë dhe kishte një jetë shumë të lumtur.

-Advertisement-

“Pa i mbushur 9 vjeç kemi emigruar me familjen në Gjermani, me ambasadat gjermane, jo për probleme ekonomike, por për probleme familjare. Isha e vogël dhe mbaj mend që kishte shumë njerëz dhe flinim në ambasadë brenda. Nuk e mbaj mend sa ditë, por di që disa ditë kemi ndenjur. Kemi shkuar me autobus mbaj mend deri në Durrës, pastaj me traget. Nga trageti me tren dhe shkuam në Gjermani. Kur unë shkova në Gjermani ishte jetë krejt tjetër dhe dy vitet e para e kam vuajtur shumë, më merrte shumë malli. I mendoja çdo ditë shoqet e mia dhe fillova t’ju shkruaja kartolina, letra. Kur m’i kthenin unë kënaqesha dhe lumturohesha shumë”, tregoi Anjeza, e ftuar në emisionin ‘Rudina’.

Në vitin 1999, ajo erdhi në Shqipëri bashkë me familjen për të nisur karrierën e saj muzikore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera