Rozë

Anita Haradinaj pranon një dhuratë të çmueshme për të

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 15 October 2019

Anita është ndjerë e nderuar që ka pranuar dhuratën nga zyrtari gjerman.

Anita Muçaj Haradinaj ka qenë dje e pranishme në lojën që Kosova ka fituar ndaj Malit të Zi me rezultat 2:0.

Ajo ka ndjekur ndeshjen bashkë me bashkëshortin e saj, Ramush Haradinajn.

-Advertisement-


Çifti Haradinaj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

E pikërisht në këtë ndeshje, ajo është takuar me një zyrtar të futbollit gjerman, përkatësisht Zëvendëspresidenti i Federatës së futbollit në Gjermani.

Në këtë takim ajo ka pranuar si dhuratë një fanellë të kombëtares gjermane.

Me këtë rast Muçaj – Haradinaj ka pubiluar një fotografi në profilin e saj në rrjetin social Instagram, ku ka thënë ndër të tjera se ndihet e nderuar.

“E nderuar me fanellen qe pranova si dhurate nga Zevendespresidenti i Federates se futbollit te Gjermanise!!”, ka shkruar ajo Anita përkrah fotos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera