Rozë

Anita e ashpër me Linda Halimin: E ke bërë temë një nënë si Teuta Krasniqin aty, pa të pasur faj gruaja e huaj

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 18 November 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është komentuar shumë për deklaratat e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Fillimisht ajo ka akuzuar kolegun e saj, Blero, se vite më parë ka tentuar t’i futet në dhomën e hotelit dhe se e ka prekur në moral.

E në spektaklin e së premtes, Linda është qortuar nga opinionistja e programit, spikerja Anita Muçaj Haradinaj, e cila e ka quajtur intrigante lojën e Lindës.

-Advertisement-

“E ke sjell emrin e një nëne, e një gruaje po ashtu është fytyrë publike, e ke sjell aty dhe e ke bërë temë pa e pasur nevojë gruaja e huaj që të bëhet temë aty dhe ta mbajë lojën”, i tha Haradinaj.

Me këtë ajo iu referua ish-gruas së këngëtarit Blero, aktores Teuta Krasniqin, të cilën Linda e ka përmendur brenda shtëpisë, kur ka folur për akuzat ndaj Bleros.

Halimi u shpreh se nuk e ka pasur kurrë për qëllim që ta përfshijë Teutën në debatin e saj, por që e ka rikthyer këtë histori të para 12 viteve me Bleron pasi në një moment ai e ka quajtur atë “të pamoralshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera