Lajme

Anijet e NATO-s kalojnë përmes Turqisë, Deti i Zi mes tensionesh

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 08 June 2021

Mediat ndërkombëtare i konsiderojnë raportet mes NATO-s dhe Rusisë si më të ultat që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë duke sinjalizuar gjithashtu edhe për rritjen e tensioneve.

Rusia nga ana e saj ka mbledhur në detin e Zi një numër të madh anijesh ushtarake duke theksuar se bëhet fjalë për një stërvitje, ndërsa lëvizja është lexuar si një sfidë ndaj vendeve të NATO-s dhe mbështetjes së SHBA-ve ndaj Rusisë.

Ajo që pritet të nxehë me tepër gjakrat është futja e katër anijeve ushtarake të NATO-s nga deti Mesdhe për në detin e Zi, të cilin Rusia në fakt e konsideron si një zonë ekskluzive të veten, raporton abcnews.al.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për tre anije britanike dhe një holandeze, të cilat do të kryejnë manovra në detin e Zi në kuadër të stërvitjes së madhe “Europe Defender21”.

Nga ana tjetër, një flotë e madhe e NATO-s njoftohet se është afruar në ujërat përballë bazës ruse të Tartusit në Siri, gjë për të cilën mediat ruse kanë dhënë alarmin.

NATO është duke realizuar një stërvitje të madhe në të gjithë rajonin tonë duke përfshirë 20 shtete dhe dhjetra mijëra ushtarë dhe mjete ushtarake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera