Anija kozmike “Shenzhou-15” u lëshua me sukses
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 30 November 2022
Me lëshimin me sukses të anijes kozmike me astronautë “Shenzhou-15”, kauza e fluturimeve kozmike me astronautë e Kinës hodhi një hap tjetër të rëndësishëm. Tani kanë përfunduar të 12 lëshimet për ndërtimin e stacionit hapësinor të Kinës.
Në orën 23 e 8 minuta të së martës, anija “Shenzhou-15” me tajkonautët – siç quhen ndryshe astronautët kinezë – Fei Junlong, Deng Qingming dhe Zhang Lu, u nis me anë të raketës mbartëse “Marshimi i Madh-2F” nga Qendra e Lëshimit e Jiuquan-it në shkretëtirën e Gobit në Kinën Veriperëndimore.
Pas lëshimit me sukses, kryeprojektuesi i kësaj rakete mbartëse, Rong Yi, tha: “Ky është lëshimi i fundit për ndërtimin e stacionit hapësinor, prandaj është shumë i rëndësishëm. Njëkohësisht, hasëm për herë të parë në temperaturë të ulët gjatë lëshimit të anijes me astronautë. Fatmirësisht, kemi fituar përvojë për kushte të tilla nga lëshimi i anijeve pa ekuipazh. Pra, masat tona dhe raketa jonë e kaluan provën dhe ne e kurorëzuam me sukses këtë detyrë, duke e mbajtur premtimin për t’i çuar kozmonautët në hapësirë në mënyrë të sigurt dhe në kohë.”
Si detyrë e fundit e fazës së ndërtimit të stacionit hapësinor të Kinës, ekuipazhi i anijes “Shenzhou-15” do të qëndrojë në stacionin hapësinor për gjashtë muaj, ku do të bëjë kontrollin e tre moduleve të stacionit, do të zhvillojë eksperimente shkencore e teknologjike dhe do të kryejë 3-4 veprimtari jashtë stacionit.
Në mëngjesin e së mërkurës, tre astronautët e ekuipazhit të anijes kozmike “Shenzhou-15” u takuan me sukses me tre pjesëtarët e ekuipazhit të “Shenzhou-14”, të cilët kanë qëndruar në stacionin hapësinor për afro gjysmë viti. Kryeprojektuesi i sistemit elektrik të anijeve kozmike “Shenzhou”, Nan Hongtao, i tha CMG-së se “ky takim” historik verifikoi disa teknologji të stacionit hapësinor. “Gjatë takimit të të dy ekuipazheve, të dy anijet kozmike janë vendosur njëkohësisht në stacionin hapësinor dhe stacioni duhet t’u sigurojë paralelisht atyre energjinë elektrike, transmetimin e informacionit dhe shërbimet e ajrimit dhe të ngrohjes. Ky do të jetë një verifikim për aftësinë e funksionimit të stacionit hapësinor.
Nga ana tjetër, edhe sistemi i përtëritjes dhe i garantimit të jetesës i stacionit hapësinor do të përballet me një provë shumë serioze, me vendosjen e dy anijeve kozmike dhe jetesën e përbashkët të gjashtë astronautëve. Nga tre deri në gjashtë, kjo ka vërtet rëndësi të madhe.”
Tani stacioni hapësinor i Kinës përbëhet nga gjashtë pjesë: moduli kryesor “Tianhe”, modulet laboratorike “Wentian” dhe “Mengtian”, anija kozmike e mallrave “Tianzhou-5”, si edhe anijet kozmike me astronautë “Shenzhou-14” e “Shenzhou-15”. Pesha e përgjithshme e këtyre gjatë mjeteve arrin afro një qind tonë.
Çfarë punësh do të kryejnë bashkërisht gjashtë astronautët në stacionin hapësinor? Kryeprojektuesja e sistemit të astronautëve Huang Weifen i tha CMG-së:
“Gjashtë astronautët do të qëndrojnë së bashku për pesë ditë. Gjatë kësaj periudhe, ata do të administrojnë e mirëmbajnë kompleksin prej tre modulesh dhe tre anijesh. Më e rëndësishmja është se ata do të bëjnë dorëzimin e punëve për pajisjet në stacionin hapësinor, për gjendjen e këtyre pajisjeve, si edhe materialet. Ata do të bëjnë edhe dorëzimin e disa eksperimenteve që janë të zhvillim e sipër. Gjithashtu, ata do të rregullojnë dhe do të zhvendosin mallrat në anijen ‘Shenzhou-15’ dhe do t’i çojnë mostrat dhe materialet në stacion në ‘Shenzhou-14’, që do të kthehet së shpejti në Tokë. Ata do të shkëmbejnë dhe përvojë për jetën në kozmos.”
Të tjera
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...
-
Incident në Prishtinë: Një burrë e fut me fo*cë një grua në veturën e saj
Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Se si ka ardhur...
-
Bislimi: Serbia shkelëse e të gjitha marrëveshjeve, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 mil...
-
Policia del me njoftim për arrestimin e zyrtarit të ATK-së bashkë me qytetarin që i dha ryshfet
Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhëni...
-
Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasni...