Uncategorized

Anija kozmike kineze “Shenzhou-13” lidhet me modulin e stacionit hapësinor

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 16 October 2021

Anija kozmike me ekuipazh “Shenzhou-13” e Kinës u bashkua me sukses me portën radiale të modulit kryesor të stacionit hapësinor “Tianhe” në orën 6:56 të mëngjesit të së shtunës sipas orës së Pekinit, njoftoi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.

Anija kozmike “Shenzhou-13” e lëshua herët në mëngjes të shtunën dhe kreu vendosjen e statusit orbital pas hyrjes në orbitë, duke bërë një takim dhe bashkim të shpejtë të automatizuar me “Tianhe” dhe duke formuar një kompleks së bashku me anijet kozmike të mallrave “Tianzhou-2” dhe “Tianzhou-3”.

Ky është misioni i 21-të që nga nisja e programit të fluturimeve hapësinore me astronautë të Kinës, dhe misioni i dytë më ekuipazh gjatë ndërtimit të stacionit hapësinor kinez “Tiangong”.

-Advertisement-

Tre astronautët janë Zhai Zhigang, komandanti i ekuipazhit dhe astronauti i parë kinez që ka kryer ecje në hapësirë; Wang Yaping, astronautja e parë kineze që viziton stacionin hapësinor të Kinës dhe kryen aktivitete jashtë mjetit, dhe Ye Guangfu, për të cilin ky është udhëtimi i parë në hapësirë.

Ata pritet të vendosin një rekord të ri për kohëzgjatjen e misionit hapësinor të Kinës, duke tejkaluar tre muajt e qëndrimit nga ekuipazhi “Shenzhou-12” nga qershori deri në shtator të këtij viti.

Ekupazhi do të kenë detyra si vënia në funksionim e krahëve mekanikë, kryerja e aktiviteteve jashtë mjetit dhe testet e transferimit të moduleve. Ata gjithashtu do të vazhdojnë të verifikojnë teknologjitë kryesore në lidhje me qëndrimin afatgjatë të astronautëve në orbitë, si dhe riciklimin dhe mbështetjen e jetës.

“Shenzhou-13” është pjesë e një vargu misionesh për ndërtimin e stacionit të ri hapësinor të Kinës të quajtur “Tiangong” deri në fund të vitit 2022. Më parë, Kina ka nisur me sukses modulin bazë, dy anije kozmike mallrash dhe anijen kozmike “Shenzhou-12” për të ndërtuar stacionin hapësinor

Pas misionit me ekuipazh “Shenzhou-13”, mbeten edhe gjashtë misione fluturimi para se Kina të përfundojë plotësisht ndërtimin e stacionit hapësinor brenda vitit të ardhshëm.

Pasi Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar të dalë nga funksionimi në disa vitet e ardhshme, stacioni hapësinor i Kinës do të bëhet i vetmi në orbitën e Tokës. Administrata Hapësinore Kombëtare e Kinës ka shprehur dëshirën për bashkëpunim ndërkombëtar dhe astronautët e huaj po trajnohen për misionet e ardhshme të stacionit hapësinor.

Misioni “Shenzhou-13” gjithashtu është vlerësuar nga mbarë bota.

CNN-i citon David Burbach-in, profesor i asociuar i çështjeve të sigurisë kombëtare në Kolegjin e Luftës Detare të ShBA, sipas të cilit: “Ajo që është vërtet mbresëlënëse në programin hapësinor të Kinës është se sa shpejt ka përparuar ajo në të gjitha frontet kryesore, nga një bazë mjaft e ulët jo më larg se në vitet ’90 të shekullit të kaluar.”

“Agjencia Europiane e Hapësirës, Rusia, India dhe Izraeli kanë pësuar dështime të sondave të Hënës ose Marsit në vitet e fundit, ndërsa Kina arriti sukses në të dyja në përpjekjet e para,” shtoi Burbach.

“Urime ekipeve të nisjes për misionin #Shenzhou13,” shkroi Agjencia Europiane e Hapësirës, duke postuar në rrjetin social një video që tregon nisjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera