Lajme

Anija amerikane qëllon 30 herë për paralajmërim, 13 barka iraniane u turren anijeve të ShBA-së

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 11 May 2021

Një anije e rojës bregdetare të ShBA-së qëlloi rreth 30 herë për paralajmërim në Ngushticën e Hormuzit, pasi një grup prej 13 barkash të shpejta iraniane u nisën drejt anijeve amerikane. Pentagoni tha se këto ishin manovra të pasigurta dhe joprofesionale të Rojeve Revolucionare të Iranit.

Ky incident ishte hera e dytë në muajin e fundit që anijet ushtarake amerikane u detyruan që të qëllojnë për paralajmërim për shkak të sjelljeve që ShBA-ja i cilësoi si të pasigurta nga ana e anijeve iraniane në rajon.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se të shtënat paralajmëruese u përdorën pasi barkat e shpejta iraniane u afruan deri në 137 metra afër gjashtë anijeve ushtarake amerikane, të cilat ishin duke e përcjellë nëndetësen “Georgia.

-Advertisement-

Kirby shtoi se anija amerikane “Maui” shtiu në mënyrë paralajmëruese nga një pushkë automatike e kalibrit 50-milimetërsh para se barkat iraniane të largoheshin, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Kjo është e rëndësishme dhe ato (barkat) vepronin në mënyrë shumë agresive”, tha Kirby, duke shtuar se numri i barkave iraniane ishte më i madh sesa në kohën e fundit.

Muajin e kaluar, një anije ushtarake amerikane shtiu në mënyrë paralajmëruese, pasi tri barka të Rojave Revolucionare të Iranit iu afruan asaj anije dhe një barke patrulluese amerikane në Gjirin Persik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera