Lajme

Anglishtja skandaloze e Ambasadorit të Kosovës në Kanada

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 19 February 2018

Probleme me gjuhën angleze nuk e ka vetëm ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili u bë horë para pak ditëve në Bruksel derisa po promovonte turizmin vendor, shkruan Infokusi.com

Një problem edhe më të madh me gjuhën e ka ambasadori i Kosovës në Kanada, Lulzim Hyseni. Në fjalimin e mbajtur për nder të 10 vjetrorit të pavarsisë së shtetit të Kosovës, në Kanada ai shihet që nuk e zotëron shkëlqyeshëm anglishten përkundër se ka marrë detyrën e ambasadorit në një shtet, ku përveç gjuhës frënge, zyrtare është edhe gjuha angleze.

Theksi dhe artikulimi i tij në gjuhën angleze lënë për të dëshiruar. Dëgjojeni fjalimin e tij në videon e publikuar nga Ambasada e Kosovës në Kanada./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera