Sport

Anglia me ethet e finales së parakohshme, Man. City-Liverpool “ndez” betejën për titull

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 04 April 2022

Java e 32-të e Premier League rezervon një nga përballjet më të jashtëzakonshme në planet, teksa dy skuadrat kryesuese të kampionatit anglez, Manchester City dhe Liverpool, do të matin forcat me njëra-tjetrën, për të vendosur shumëçka në fatin e skuadrës që do të arrijë të marrë titullin kampion në Premier League.

Si skuadra e Guardiolës ashtu dhe të besuarit e Klopp, këtë sezon kanë zhvilluar një kampionat mbresëlënës, duke qenë vetëm 1 pikë larg njëra-tjetrës. Treshja Sterling-Mahrez-De Bruyne, që këtë edicion ka shënuar plot 30 gola, do të jetë kundër tredhëmbëshit Salah-Mane-Diogo Jota, të cilët këtë edicion kanë qenë të papërmbajtshëm duke shënuar 46 gola nga 77 golat që ka shënuar e gjithë skuadra.

Krahas përballjes së sulmit, nuk mund të dalë jashtë fokusit dhe dueli mes Pep Guardiolës dhe Jurgen Klopp, dy prej tranerëve më të mirë në planet, që pas betejave në Bundesliga, tani po tregojnë muskujt dhe në kampionatin më të fortë në botë.

-Advertisement-

“The Reds” kanë fituar 10 ndeshje radhazi në kampionat dhe pesë të fundit pa pësuar asnjë gol, duke dëshmuar një formë të jashtzakonshme, ndërsa në anën tjetër edhe pse City ka pasur luhatje të vogla në javët e fundit ka mbrojtjen më hermetike në kampionat, me vetëm 18 gola të pësuar në 18 javë, çka tregon për forcën që ka skuadra në prapavijë.

Një ndeshje kopertinë për futbollin anglez, me dy skuadra që prodhojnë lojë, raste e gola, emocione, dhe mbi të gjitha një futboll të bukur dhe tërheqës. Një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatin e sezonit do të luhet të dielën duke nisur nga ora ora 17:30 në “Etihad Stadium” të Manchesterit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera