Lajme

Anglia ka një lajm të mirë për kosovarët Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës ka dhënë lajmin e mirë për kosovarët që duan të shkojnë në këtë shtet.

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 08 October 2021

Kjo ambasadë ka bërë me dije se nga 11 tetori, kosovarët që janë të vaksinuar plotësisht nuk do të kenë nevojë të izolohen.

“Nga e hëna e 11 tetorit, qytetarëve nga Kosova që janë të vaksinuar plotësisht nuk do t’iu duhet të izolohen dhe s’do të ju nevojitet testi PCR për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Certifikatat e vaksinës të lëshuara nga Qeveria e Kosovës do të pranohen si prova të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera