Lajme

Anglia do të dhurojë vitaminë D falas për 2.5 milionë banorë

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 28 November 2020

Mbi 2.5 milionë njerën më të rrezikuar nga koronavirusi në Angli do të furnizohen me vitaminë D falas, bëri të fitur qeveria.

Shtëpitë e kujdesit në Angli automatikisht do të pranojnë furnizime për banorët e tyre, ndërsa edhe njerëzit që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara nga koronavirusi do të mund të marrin vitaminë D falas në shtëpitë e tyre.

Shpërndarja falas e vitaminës D do të fillojë nga janari dhe do të zgjasë katër muaj, shkruan The Guardian,

-Advertisement-

Autoritetet e shëndetit publik në Angli kanë këshilluar që të gjithë njerëzit të marrin nga 10 mikrogramë vitaminë D në ditë nga tetori deri në mars.

Kjo këshillë vlen sidomos për personat e moshuar, personat që nuk dalin jashtë dhe ata që kanë lëkurë me ngjyrë më të errët.

Ndryshe, shkencëtarët janë duke i vazhduar hulumtimet për ta përcaktuar më mirë rolin mbrojtës të vitaminës D te pacientët me COVID-19, por kjo substancë tashmë po përdoret gjerësisht nga të prekurit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera