Lajme

Angjushev: Ta ndërtojmë Maqedoninë si një shtet të barabartë për të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 02 August 2017

Në historinë e shtetit dhe në vazhdimësinë e një kombi, deklaratat, dokumentet, vendimet e miratuara dhe rezolutat, janë të një momenti të rëndësishëm. Por, ajo që është shumë më e rëndësishme, janë parimet vizionare, idealet dhe idetë mbi të cilat shtetësia është shndërruar në një histori të gjallë, në një kod që identifikohen të gjithë qytetarët me shtetin, që është krijuar si e përbashkët për të gjithë, deklaroi sot në Pelincë zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke folur me rastin e Ilindenit, Angjushev bëri thirrje për të ndërtuar Maqedoninë si një shtet civil, atdhe të lirë të të gjithë qytetarët dhe për të gjithë komunitetet.

Ai edhe një herë përcolli, tha ai, mesazhe të qarta, të sakta dhe mbështetje e miqve strategjik dhe të sinqertë nga Bashkimi Evropian të shprehura në Samitin në Trieste, se Maqedonia, qytetarët e saj, qeveria e re, Parlamenti dhe shoqëria, ka mbështetje të madhe për zbatimin e reformave thelbësore dhe angazhimin për integrim në BE.

-Advertisement-

”Miqtë tanë mendojnë se Maqedonia është më në fund në rrugën e duhur dhe rekomandojnë që së bashku të përmbushim interesin e përbashkët në arritjen e perspektiva të mira për qytetarët tanë”, tha zv. kryeministri. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera