Rozë

Angelina Jolie rrëfen se si divorci me Brad Pitt e dëmtoi karrierën e saj

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 24 April 2021

Angelina Jolie deklaroi se divorci i saj me Brad Pitt i kushtoi jo pak në karrierë. Ylli i Hollywoodit raportoi se që nga ndarja shumë e përfolur, ajo pranoi më pak oferta se zakonisht në regjisurë, duke u përqendruar tek aktrimi.

“E dua regjisurën, por pata një ndryshim në situatën familjare që e bëri të pamundur ta vazhdoja punën për disa vite. Kisha nevojë për diçka më të shkurtër, që të isha më shumë në shtëpi, kështu që iu ktheva përsëri aktrimit. Kjo është e vërteta”, deklaroi aktorja në një intervistë me Entertainment Weekly.

Pas 9 viteve bashkë, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre më 23 gusht 2014, por martesa zgjati vetëm 2 vite pasi më 19 shtator 2016, ata shpallën divorcin.

-Advertisement-

Çifti ndajnë kujdestarinë e pesë fëmijëve, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox, ndërsa djali i tyre i madh, Maddox, tashmë është 18 vjeç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera