Rozë

Angela Martini merr vëmendje me paraqitjet e fundit në bikini, ndërsa vë në pah linjat trupore

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 03 October 2021

Ditëve të fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në showbizin ndërkombëtar e po ashtu edhe në atë shqiptar.

Bëhet fjalë për modelen me prejardhje shqiptare, Angela Martini, e cila u komentua tejet shumë në sajë të bashkëshortit të saj, miliarderit rumun, Dragos Savulescu.

Kjo pasi ky i fundit u arrestua nga policia greke gjatë pushimeve të çiftit në ishullin Mykonos e po ashtu rrodhën lajme nga më të ndryshmet.

-Advertisement-

Sidoqoftë, bukuroshja nga Shkodra po vazhdon të jetë aktive me postime në rrjete sociale saktësisht në Instagram.

Ajo së fundmi ka ndarë një koleksion fotografish, në të cilën nuk mungojnë as imazhet me bikini.

Autorja e “Love Hope Light” ka vënë në pah linjat e bujshme trupore gjë që ka bërë të marrë edhe komplimente të ndryshme.

“Ata thonë ‘Mos e gjyko librin nga kopertina’. Çfarë mendoni për këtë?”, ka Martini.

Angela në një intervistë të fundit rrëfeu tmerrin që përjetoi pas arrestimit të bashkëshortit të saj në Greqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera