Lajme

Anëtari i KQZ-së, Gjoshi: Reforma zgjedhore e domosdoshme dhe urgjente

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 16 February 2018

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë gjatë ditës së sotme në një tryezë të mbajtur për zgjedhjet, se reforma zgjedhore është e domosdoshme dhe urgjente për të avancuar aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor.

Pavarësisht punës së madhe që është bërë, ai ka thënë se mbetet edhe shumë punë për të adresuar rekomandimet e vëzhguesve vendor e ndërkombëtar, por edhe të KQZ-së dhe të akterëve të tjerë. Sipas tij, Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve tjera i mbetet të ndërmarrin reformë zgjedhore në kornizën ligjore. Kjo reformë, po sipas tij, do të prekte Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Zgjedhjet Lokale, Ligjin për Financimin e Partive Politike dhe se do të duhej të hartohej një ligj enkas për Partitë Politike.

Gjoshi i bëri këto komente në tryezën e organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, me ç’rast u publikua raporti përfundimtar i vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale 2017.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera