Lajme

Anëtari i VV’së: Pas 19 vjetësh hajnie, LDK po këmbëngul t’ia grabitë popullit shpresën për ndryshim

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 10 January 2020

Ish-kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, i ka dhënë një goditje partnerit të mundshëm të partisë së tij në bashkëqeverisjen e vendit, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, Feraj e ka sulmuar LDK’në, parti me të cilën VV’ja po bisedon prej muajsh në përpjekje për të lidhur koalicion.

“Mbas 19 vjetësh hajnie, LDK po këmbëngulë me ia grabitë popullit shqiptar shpresën për ndryshim”, është shprehur Feraj.

-Advertisement-

“Nëse e realizon, kjo do të jetë hajnia më e madhe ndaj kombit shqiptar në këtë shekull”, ka vlerësuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera