Lajme

Anëtari i VV-së në KQZ thotë që nesër shpallen rezultatet përfundimtare

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 05 November 2019

Më herët, gjatë ditës, Gjykata Supreme ka vendosur edhe për numërimin e 1806 pakove me vota të ardhura nga diaspora.

Kështu, anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi, ka thënë që këto vota, do të numërohen sot, shkruan gazeta inFokus.

E sipas tij, nesër, me 6 nëntor do të bëhet edhe shpallja e rezultateve përfundimtare.

-Advertisement-

“Bashkatdhetarët e kishin kryer pjesën e tyre që kur e kanë nisur fletëvotimin. Sot, e drejta e tyre u rikthye. Votat nga mërgata do të numërohen sonte. Nesër, jemi gati edhe për shpalljen e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Rrustemi.

E kjo, shpallja e rezultateve përfundimtare, mund të jetë edhe fillimi i përcaktimit për koalicionin e shumëpërfolur paszgjedhor në mes të Vetëvendosjes e LDK-së.

Kjo, pasi zyrtarë të kësaj të fundit, disa herë kanë thënë që koalicioni pavarësisht shumë takimeve, nuk do të arrihet pa u shpallur rezultatet përfundimtare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera