Lajme

Anëtari i Vetëvendosjes “sulmon” mediat për publikimin e fotografisë së Sveçles me Gjuriqin

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 08 December 2019

Mbrëmjen e së shtunës, në publik doli një fotografi nga Tirana, ku ulur në një tavolinë shihej shefi i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq dhe deputetit të zgjedhur nga Vetëvendosje, Xhelal Sveçla.

Me ta kishte qenë edhe Arban Abrashi i LDK-së e Ardian Gjini i AAK-së, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kjo fotografi u publikua nga mediat në Kosovë, duke u interesuar për arsyen e këtij takimi.

Më pas edhe Vetëvendosje e edhe vec Sveçla u deklaruan se në fakt ky nuk ishte takim, por ishte pjesëmarrje në një konferencë ku edhe vendet për t’u ulur ishin caktuar nga organizatorët, shkruan gazeta inFokus.

Edhe këtë njoftim e publikuan mediat, por, si duket një anëtar i Vetëvendosjes, nuk e ka pritur fort mirë, se mediat u morën me fotografinë e një deputeti të Kosovës me atë që para pak ditësh e quajti trillim masakrën e Reçakut.

Kandidati për deputet, Visar Korenica, në një status në Facebook, ka thënë që janë të vetëdijshëm që raste sikur ky do të përdorën nga kampi opozitar, siç thotë ai përmes turpit e shantazhit.

Madje, këtu thotë që kjo bëhet përmes mediave që Korenica i cilëson të kundërshtarëve politik, shkruan gazeta inFokus.

Jemi te vetedijshem qe kampi kundershtar – opozitar do ta perdoror kete rast dhe raste te ngjajshme permes makines se turpit dhe shantazhit, medieve te tyre, per te na sulmuar. Por tashme ata qe sulmojne kane humbur legjitimitetin e popullit, kane tradhtuar voten duke bere pazare ne dem te shtetit, dhe jo vetem! Prandaj, klithjet e tyre jane klithje hienash! Asgje me shume! Lëvizja Vetëvendosje!, e vetmja shpresë!”, ka shkruar Korenica.

Madje, fotografinë e quan të shkrepur tinëzisht.

“U be buje e madhe publikimi i fotos se shkrepur tinezisht ku shihet Xhelali ne nje konference rajonale ku jane te perfshire perfaqsues te subjekteve te ndryshme politike te vend dhe nga rajoni, mes tyre dhe hiena Serbe, Gjuriqi”.

“E keni parasysh, Konferce Rajonale ku ftohen hienat si Gjuriqi, aty ne keto takime ku zihet e pergatitet plani Vuçiq!”, ka thënë Korenica.

“Kjo mund te duket ne shikim te pare si pjesmarrje jo ne nivel dhe jo serioze por ta shikojme pjesmarrjen e Xhelalit ne kendveshtrim tjeter:”

I njëjti shkruan se tashmë për dallim nga ata që ky i quan “PAN-istet”, tash në këto konferenca nuk do të bëhen pazare në dëm të Kosovës.

“PAN-istet deri sot, ne keto konferenca kane bere pazare ne dem te Kosoves dhe ne si LVV jemi detyruar qe keto pazare ti luftojme ne rruge bashke me popullin dhe sigurisht krejt pasi te tilla marreveshje u nenshkruheshin apo pergatiteshin per tu nenshkruar kohe me pare. Sot jemi ne nje situate krejtesisht tjeter! Sot zani i popullit vendos per fatin tone ne keto konferenca dhe nuk ka me u leju asnje lloj marreveshje ne dem te Kosoves, prandaj i kemi njerezit tane aty. Sot, nuk ka me pazare me trojet shqiptare! Sot, LV permes perfaqsuesve te saj do te mbroje dhe vendos drejte per fatin e popullit te Kosoves, ne nje kahje te drejte duke perfaqesuar Kosoven si shtet te barabarte ne konferencat ku zihet e konspirohet fati i Ballkanit. Sot, si kurre me pare vota e qytetareve do te gjej vendin e e merrituar. Prandaj, qytetaret kane votuar per ndryshim qe te punohet ne dobi te interesave te vendit”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera