Lajme

Anëtari i Vetëvendosjes pas publikimit të vendimit të Kushtetueses paralajmëron anarki

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 01 June 2020

Gjykata Kushtetuese, ka publikuar vendimin e plotë, ku legjitimohet si në përputhje me kushtetutën, dekretimi i Avdullah Hotit për të krijuar Qeverinë, nga Presidenti i vendit Hashim Thacci.

E me këtë vendim, nuk janë fort të kënaqur zyrtarët e Vetëvendosjes, shkruan gazeta inFokus.

Bile, zyrtari i kësaj partie, Egzon Azemi, ka paralajmëruar anarki, pas publikimit të aktgjykimit.

-Advertisement-

Azemi, ka shpërndarë lajmin ku thuhet që “Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin”, duke thënë “Anarkia

Loading… 90%”.

Anarkia është gjendje ku nuk ka ose nuk respektohet ligji dhe autoritetet nga qytetarët, derisa definicioni i saj është “Gjendje ccrregullimi për shkak të mungesës ose mos-njohjes së autoritetit”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera