Lajme

Anëtari i Vetëvendosjes paralajmëron zgjedhje, ironizon me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 04 December 2019

Sa u mendua që LDK-së e Vetëvendosjes po i mungon vetëm nënshkrimi për të arritur marrëveshjen për koalicionin qeverisës, filluan të përmenden edhe zgjedhjet e reja.

Kjo, vetëm dy muaj pasi u mbajtën ato, e pak ditë pasi u certifikuan rezultatet, shkruan gazeta inFokus.

Fillimisht, të hënën, u takuan Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ai i Vetëvendosjes Albin Kurti, ku mendohej që pas disa muajsh bisedime do të arrihet koalicioni.

-Advertisement-

Por, nga takimi dolën ashtu siç kishin ardhur, veçse më keq, shkruan gazeta inFokus.

Arsye konkrete zyrtare për mos-arritjen e koalicionit të hënën nuk u dha, por u raportua se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje në lidhje me ndarjen e posteve, por edhe për atë të Presidentit.

Nga kjo, më pas nuk munguan as akuzat ndaj zyrtarëve të të dyja partive në mes vete.

Tash është asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Eman Rrahmani, i cili si duket ka paralajmëruar zgjedhje të reja.

Madje, ani se nuk ka përmendur ndonjë emër, në shkrimin e tij në Facebook, duket se ia ka dedikuar LDK-së, duke e pyetur nëse ka kukulla të reja për zgjedhje.

Kjo pas vendimit të kësaj partie që në zgjedhjet e 6 tetorit të kandidoi për shefe të qeverisë, Vjosa Osmanin, e që nga shumë analist e njohës të politikës u tha që në fakt vendimet për partinë i merr krejt dikush tjetër e jo Osmani, shkruan gazeta inFokus.

“A kanë KUKUKLLA tjera për zgjedhje?!”, ka thënë Rrahmani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera