Lajme

Anëtari i PDK-së thotë se Kurti paguan këshilltar për të folur kundër UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 15 October 2020

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi nuk po i kursen kritikat kundrejt kreut të VV-së, Albin Kurtit.

Në një shkrim në Facebook, Gashi ka krahasuar Kurtin me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Sipas tij, në kohën kur presidenti ishte i dënuar me burg, Kurti ishte në Beograd duke dëgjuar këngë në gjuhën serbe.

-Advertisement-

Ai thotë se Kurti paguan këshilltar për të folur kundër UÇK-së.

“Thaçi me 1993 i dënuar 20 vite nga Beogradi! Në këtë kohë Albin KURTI, në Beograd në koncert duke dëgjuar Bijelo Dugme! Jo rastësisht Kurti paguan këshilltar për të folur kundër UÇK-së”, ka thënë Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera