Lajme

Anëtari i Nismës, meritat për aksionin e Policisë në Karaçevë ia atribuon Rexhep Selimit –

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 19 September 2020

Ish-zv.ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga radhët e Nismës, Isa Xhemajlaj, ia ka atribuar deputetit të VV-së, Rexhep Selimit meritat për aksionin e mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës.
Kështu ka shkruar vetë Xhemajlaj në një postim në rrejtin social, Facebook.

“Fjalimi i Rexhep Selimit në Kuvend dha efektin e duhur. Askioni i Njësisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar në Karacevë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kujtojmë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një operacion të madh në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky operacion që vlerësohet vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretentidemt për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.

Sipas Prokurorisë së Gjilanit, aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

Sipas njoftimi, për këto dyshime, pas prangave janë vënë 33 persona, prej të cilëve 10 janë zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera