Lajme

Anëtari i LDK-së kërkon ndihmën e “mikut” për kryetarin e kësaj partie

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 08 March 2021

Delegati i Kuvendit Qendror të LDK-së Albert Kurtulaj nga Strellci i Deçanit ka thënë se do i takoj votuesit para 14 marsit ditës kur edhe pritet të mbahet Kuvendi.

Kurtulaj në njoftimin e tij se do marrë vendimin se kë të votojë për kryetar të LDK-së varësisht nga opinioni i qytetarëve dhe votuesve të kësaj partie, shkruan Gazeta inFokus.

“Bashkëqytetarë të mijë të dashur, Rezultatit i dobët në zgjedhjet nacionale na obligon që të reflektojmë të gjithëve. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është në ditët e saja më të mira, ky rezultat nuk është i rastësishëm, i njëjti duhet të lexohet drejtë nga të gjithë ne. Zgjidhja e situatave të tilla bëhet me zgjedhje demokratike.”

-Advertisement-

“Gjatë javës që vjen, para kuvendit të 14 marsit, do takohemi së bashku, do ju dëgjoj secilin nga ju, do marrë vendime dhe do të veprojë sipas kërkesës tuaj. Zëri juaj i arsyeshëm duhet të dëgjohet, zërin tuaj të arsyeshëm do ta përcjellë me përpikëri në këtë kuvend, zëri juaj i arsyeshëm do të kumbojë dhe do të respektohet. Mirë u takofshim” ka shkruar Albert Kurtulaj, delegat në Konventën Zgjedhore të LDK.”, ka thënë Kurtulaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera