Lajme

Anëtari i LDK-së akuzohet se po ndërhynë në punësimet në UP, reagon ORCA

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 06 September 2021

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike, Besnik Krasniqi, i cili njëherësh është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishitna”, pretendohet se po tenton të ndikojë në punësimet e stafit akademik në UP.

Kështu kanë bërë të ditur Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Infokus.

“Profesori Besnik Krasniqi, i cili ishte edhe kandidat për deputet i LDK-së, duke dashur të determinojë punësimin e stafit akademik në Fakultetin Ekonomik në të cilin tashmë ka shumë figura të LDK-së, ka organizuar një grup të profesorëve të cilët po bëjnë obstruksione ndaj Këshillit të Fakultetit. Kësisoj kanë pamundësuar funksionimin normal të tij, e po ashtu po shtyjnë përpara vendime absurde të Këshillit të Fakultetit Ekonomik në kundërshtim me traditën e deritashme të avancimeve”, thuhet në komunikatën e tyre.

-Advertisement-

Për këtë arsyeja, ORCA i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut të ndalë anëtarin e partisë së tij në ndërhyrjet që po i bënë në UP.

“Me këtë rast i bëjmë thirrje kryetarit të partisë zt. Lumir Abdixhiku, por edhe të të gjitha partive të tjera që t’ju bëjnë thirrje anëtarëve të partive të tyre të mos ndërhyjnë përmes politikës në punët e Universitetit të Prishtinës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

ORCA i bën thirrje rektorit Naser Sahiti që çdo person që pengon procesin e avancimeve ta paraqesë pranë Këshillit të Etikës si dhe ta përdorë autoritetin e tij për të ndalë dhe ndëshkuar çfarëdo tendence të grupeve politike e parapolitike, të profesorëve apo studentëve, të cilët për interesa të tyre rrezikojnë cilësinë e arsimit në Universitet e si rrjedhojë në vendin tonë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera