Lajme

Anëtari i kryesisë së AAK-së përqesh sfidën e Fatmir Limajt për debat “Kryeministrash”

Autori: Halil Berisha 23:02 | 16 September 2019

Fatmir Limaj, kandidati i koalicionit NISMA-AKR-PD, disa herë brenda pak ditësh ka sfiduar të gjithë kandidatët për kryeminsitër që të ballafaqohen në debat mes tyre.

Kjo, pasi sipas Limajt, kjo është borxh ndaj qytetarëve që e kanë liderët.

Kjo ftesë e tij, deri tash nuk ka pasur përgjigje nga kundërkandidatët, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Mirëpo, është anëtari i kryesisë së AAK-së, i cili ka ironizuar me këtë sfidë të Limajt.

Besim Demi, ka thënë që nëse ndodhë debati mes kandidatëve për Kryeministër, vet Limaj nuk do të mirrte pjesë, pasi nuk është as në garë.

“Limaj përsëri po kërkon debat në mes kandidatëve për Kryeminister… nuk di a i ka tregu dikush që nëse ndodh kjo ai nuk mund të jetë pjesë e dabatit sepse nuk është në këtë garë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera